U shiste udhëtarëve teste false, arrestohet farmacisti. Si i ndihmonte emigrantët të ktheheshin në shtëpitë e tyre përmes agjencisë turistike

03/05/2021 14:17

Një farmacist është arrestuar në Spanjë, pasi akuzohet se i shiste teste false të covid-19, në mënyrë që klientët e tij të kishin mundësi të udhëtonin drejt Marokut.

Mediet e huaja shkruajnë se 24-vjeçari, i cili u arrestua në El Echido, në Spanjën jugore për secilën test që lëshonte e kërkonte kundrejt pagesës 130 euro. Kjo i jepte mundësi atyre që të ktheheshin në atdheun e tyre.

Përveç kësaj, ai kishte një punë të dytë, pasi mbante agjencinë e tij të udhëtimit dhe shiste bileta ajrore, duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe të huajt.

Policia spanjolle thotë se ka gjetur shtatë kuti që përmbajnë analizë false PCR dhe se hetimi po vazhdon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA