Rama dhe Xhafaj distancohen nga shkarkimi i Metës? Ja kush janë 50 deputetët që kanë firmosur peticionin për largimin e Kreut të Shtetit

03/05/2021 12:01

Maxhoranca ka nisur punën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, një prej firmëtarëve të nismës, ka treguar se janë plot 50 deputetë që e kanë firmosur atë.

Ajo që bie në sy është fakti se Kryeministri Edi Rama, i cili edhe gjatë fushatës ka deklaruar se është pro shkarkimit të Metës, nuk e ka firmosur peticionin, madje vihet re se edhe Fatmir Xhafaj ka zgjedhur të distancohet.

Ndërkohë që sot paradite u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u vendos që kërkesa të hyjë në kalendarin e punës së Kuvendit si dhe vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021.

Në kërkesë thuhet se nisma vjen me qëllimin e sigurimit të besueshmërisë së popullit te roli i kreut të Shtetit si një nevojë e shteti të së Drejtës. Socialistët që kanë firmosur shprehen se janë të bindur se Presidenti Ilir Meta gjatë periudhës para dhe gjatë fushatës zgjedhore 2021 ka shkelur rëndë dhe në mënyrë flagrante Kushtetutën.

50 deputetët që kanë firmuar shkarkimin e Metës:

 

FOTO GALERI
1/42

Top Channel