Foto ilustruese

Pronari i një objekti në Kamzë ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ditën e djeshme një 50-vjeçar, duke punuar në objektin e personit të arrestuar ka rënë nga skela dhe për pasojë ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” i shtetasit H. L,. 62 vjeç, pasi në Valias i Ri, Kamëz, duke punuar në objektin në pronësi të këtij shtetasi ka rënë nga skela, punëtori shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton Policia.

Top Channel