Pamjet nga rindërtimi i spitaleve shtetërorë në vend/ Rama: Vijon puna pa ndalim

03/05/2021 10:35

Rikonstruktimi dhe rindërtimi i spitaleve të Shqipërisë do ta vazhdojë pa pushim, njofton kryeministri, Edi Rama, përmes një videoje të postuar në “Facebook”.

Në video, paraqiten plane nga puna për disa nga spitalet më të mëdhenj në vend, duke përfshirë, Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme të QSUT-së, Matenitetin e ri të Beratit, Spitalin e Kukësit.

Po ashtu ka nisur puna për rindërtimin e maternitetit,“Mbretëresha Geraldinë”, në kryeqytet. Projekti, i cili bazohet te zgjerimi i godinës u kritikua nga përfaqësues të shoqërisë civile, me pretendimin se do të humbasë identiteti i tij.

Vazhdon pa u ndalur puna për ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve moderne nga veriu në jug”, shkruan Rama, krahas videos.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel