Ndihma të tjera mjekësore kanë mbërritur në Indi nga donatorë të huaj me shpresën të lehtësojnë sadopak krizën e thellë të rezervave të oksigjenit që ka pllakosur vendin.

Bilanci i vdekjeve atje shënoi të dielën një tjetër nivel rekord: gati 3.700 jetë të humbura brenda 24 orësh, bilanci më i lartë ditor ky që prej fillimit të pandemisë. Pothuajse 400 mijë infektime të reja e çuan në 19.5 milionë numrin e rasteve të regjistruara në këtë vend.

Të dhënat e fundit u raportuan ne një kohë kur drejt Delhit u nisën nga Franca e Gjermania ndihma të shumta që përfshinin pajisje mjekësore, e sidomos rezerva oksigjeni. Të shtunën, humbën jetën të paktën 12 persona, përfshirë dhe një mjek, kur spitali shumë i njohur në të cilin po trajtoheshin mbeti pa oksigjen, e një panoramë e tillë e zymtë paraqitet edhe në spitale të tjera të vendit.

Është një betejë e përditshme tashmë. Gjysma e stafit në spitalin ku unë punoj, është në rrugë me bombola nëpër duar të cilat përpiqen t`i mbushin ku të munden”, shkroi në Twitter, Gautam Singh, drejtori i qendrës spitalore Shri Ram Singh.

Megjithëse në Indi ndodhet fabrika më e madhe në botë për prodhimin e vaksinave, e njohur si Instituti Indian i Serumeve, vetëm 2 për qind e 1.3 miliardë banorëve të vendit janë vaksinuar deri tani. Në fundjavë, autoritetet deklaruan se çdokush mbi 18 vjeç kualifikohet tani për vaksinim, por shumë klinika kanë raportuar mungesa në furnizime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA