Imazhe të rralla nga strofka ku fshihej Osama bin Laden në malet e Tora Bora në Afganistan

03/05/2021 16:45

Fotot të rralla të ish-krye-terroristit Osama bin Laden janë publikuar javën e kaluar në kuadër të gjyqit të terrorizmit te gjeneralit të Bin Laden, Khaled al-Fawaz.

Al-Fawaz ishte kanali i komunikimeve të grupit Al Kaeda me Londrën në mesin e viteve 1990 dhe imazhet po paraqiten në mbështetje të provave të akuzës.

Bin Laden gjeti strehim në malet e ashpra Tora Bora në Afganistan pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA.

Në një prej imazheve ai shihet i ulur mes librave e armëve në atë që duket si zyra e tij personale.

Osama fillimisht emigroi nga vendlindja e tij Arabia Saudite drejt Afganistan në fund të viteve 1980-të, për të marrë pjesë në luftën kundër pushtimit të Bashkimit Sovjetik atje. Ai më vonë krijoi grupin Al Aaeda me ushtarët e kësaj lufte.

Ne galerine e meposhtme shihen pamjet impresionuese te klandestinit te famshem politik …

FOTO GALERI
20/27
Gazetari Abdel Barri Atwan (djathtas) me mikun e bin Laden, Abu Khalid Al-Suri gjate nje vizite ne Afganistan ne 1996.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA