Ia mbathi nga policia, arrestohet 21-vjeçari në Pogradec. Çfarë iu gjet gjatë kontrollit në makinë

03/05/2021 13:35
Foto ilustruese

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Pasi u kap, iu gjet një leje ndalimi, e cila dyshohet të jetë falsifikuar. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Pogradecit ndërsa i riu do të përballet me tre vepra penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. P., 21 vjeç, banues në Maliq, pasi ky shtetas në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar dhe pasi është kapur prej tyre, gjatë kontrollit të dokumentacionit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një leje drejtimi e dyshuar si e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt””, njofton policia.

Top Channel