50-vjeçari, Arjan Shabaj rezulton i humbur që prej datës 21 prill, kur mori pjesë në mitingun e Partisë Demokratike, në Selenicë.
Nëna e tij, Tefta Shabanaj rrëfen për “Shqipëria live”. “Morëm vesh që do vinte Basha në 9 për miting. Nuk erdhi në 9, erdhi në 11. Erdhi më pyeti çfarë do të hash. Në orën 12 mbaroi aktiviteti. Djali më tha mos u fut te trma se do të shtypin njerëzit. Arjanin iku me turmën. Unë u shtriva. Më vonë, e mora në telefon dhe ma mbylli. U ngrita nëpër shi, shkoj në Pazar. Takoj kryetarin e PD-së, më tha ik se do ta gjej unë Arjanin.
Në orën 2 e 30 shkova në polici, më thanë ik në shtëpi se nesër ka Lulzimi miting në Vlorë dhe pastaj Arjani do të vijë. Pas tre ditëve, më merr polici dhe më pyet a ka ardhur“.
Ajo dyshon se djali mund të jetë vrarë. “Ka 11 ditë pa ardhur në shtëpi, pa më marrë në telefon”.
I bën apel policisë: “Dua të di në cilën makinë hipi, me kë iku. Dikush më tha që e kishte dëgjuar se do të ikë me shokët në Vlorë.
Sipas saj, Arjani nuk kishte probleme me asnjë dhe nuk shoqërohej me persona problematikë. “Nuk kishte probleme me asnjë, ishte vëlla me të gjithë. Por, mendoj se përderisa ma mbylli telefonin, kush e di çfarë shokësh kanë qenë ata, ose kanë qenë kriminelë”.
Zonja tregon se djali nuk punonte prej më shumë se një viti për shkak të një problemi në krah dhe për pasojë kishin probleme ekonomike. “Atë ditë, kisha vetëm 300 lekë, i thashë djalit merri para se të ikte. Ishte veshur me tuta dhe bluzë”.
Top Channel