Frrok Çupi: Mos largimi i Bashës nga PD jo komunizëm, por primitivizëm! Në këtë vend fitoi shumica normale. Po lëmë prapa inatet dhe…

03/05/2021 10:56

Analisti, Frrok Çupi në një intervistë në “Breaking” me ironi ka thënë se në Shqipëri duhet të bëhen zgjedhje deri në momentin që të fitojë opozita, por problemi sipas tij është fakti se ata nuk dinë të menaxhojnë as humbjen dhe as fitoren.

Fakti që opozita nuk pranon humbjen për analistin Frrok Çupi është jo komunizëm, por primitivizëm.

Frrok Çupi: Të menaxhosh humbjen është vlerë se grupimet që nuk menaxhojnë dot humbjen jepi fitore sa të duan, por as këtë nuk dinë ta menaxhojnë. Në një diskutim që kam pasur me ambasadoren amerikane Yuri Kim i kam thënë se këtu duhet një ligj që humbësi të pranojë. Është një absurd që e luajnë këta.

Këta thonë ta djegin vendin se nuk fitova unë. Nuk lëviz kreu i PD sepse kam dëgjuar kam marrë vesh se mi paskan vjedhur zgjedhjet. Kjo është jo komunizëm, por primitivizëm, këto janë kodet e hamurabit. Në këtë vend fitoi shumica normale. Po lëmë prapa inatet, urrejtjet, komunizmin.

 

Top Channel