Teksa ka inspektuar punimet në Vlorë, Edi Rama ka takuar edhe gazetarin Enrik Mehmeti, i cili po raportonte live për grabitjen e një argjendarie dhe ndihmoi qytetarët që mund të ishin viktima të autorit të armatosur.  

Rama tha se u bë shpëtimtar në mënyrë vlonjatshe dhe bëri të mundur ndalimin e keqbërësve.Ndër të tjera theksoi se është shembull pasi gazetarët nuk janë të detyruar të shpëtojnë njerëz.

Biseda me Enrikun

Rama: Jam në Vlorë me Enrikun, gazetari që u bë shpëtimtar në mënyrën më vlonjtshe. I doli përpara keqbërësve dhe jo vetëm që shpëtoi njerëzit nga e keqja, por mundësoi edhe ndalimin e tyre.

Enrik: Ishte momentale, diçka që nëse do ndodhte prap, do e bëja prap.

Rama: Po momentet janë ato që e përcaktojnë njeriun. Në momente kritike duken karakteret, kështu që shumë respekt, falenderime dhe mirënjohje për shembullin e jashtëzakonshëm dhe punë të mbarë si gazetar dhe një shembull për të gjithë gazetarët që nuk janë të detyruar të shpëtojnë njerëz nga keqbërja por bëjnë çmos që gazetaria të jetë mirëbërëse dhe jo keqbërëse.

Top Channel