Prekëse/ Me maskë oksigjeni në spital, Çun Lajçi kujton vajzën e ndjerë: M’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardh te varri

02/05/2021 12:52

Aktori i njohur, Çun Lajçi ka kujtuar vajzën e tij të ndjerë në ditën e lindjes teksa ndodhet i shtruar në repartin e Pulmologjisë në Kosovë, pas infektimit me COVID.

Me anë të një postimi prekës në Facebook, ku ka publikuar një fotografi nga spitali ku shihet ne maskë oksigjeni, shkruan se për shkak të sëmundjes, nuk mundi dot të shkojë te varri i vajzës, as për t’i çuar 2 lule te varri.

Bubulina ishte aktore me profesion dhe ishte vajza e vetme e aktorit dhe është ndarë nga jeta rreth 4 vite më parë.

Postimi i plotë

Gëzuar me ëngjëjt

A thua hina n’gjynah që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën, e m’ktheu n’repartin e veremlive,(siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë!

E sheh moj bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve?

Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!

Jo Bubë, s’i ngjajka as nata natës as Çuni Çunit ma!

Mbramë e përfundova rolin e Zekës, të rexhizori Valter, atje n’Ujëz, buzë Drinit, n’kullën e Gjon Karaçit, (e kuj mos i raftë me dalë para kamerës tue marrë frymë si peshku n’zall) e turr n’Prishtinë, për tu pa me Leartin Galën e Kosin, e m’u zbardhë n’spital për nji grimë frymëmarrje e shpresë!

M’shiqonte Learti e unë s’guxojsha me i thanë: Sot rendi asht kanë me dalë të Buba n’Drelaj, se borxh i mbetëm vjet, e kur borxhi-borxhin e trashë, zor se kthehet ma!

Po mirakja ime, po! Dergjë vjet e dergjë sivjet, e ti prap festoje me ëngjëj ditlindjen se zemrat tona aty ke me i pasë, ani se prap do t’jemi larg!

Mbramë, (n’skenën e fundit t’filmit), djemve t’ilegales iu thashë: Ma e randësishme asht jeta e Levizjës Qëndresa se jeta e nji plaku, prandaj gëzuar Mirashe për sot, se kur t’çelin lulet e baba t’shnoshet, atje ke me pasë me Latin, Galën e Kosin!

Bubulinë, gëzuar me ëngjëjt!

P.s

Harrova me t’kallxu: Njeni n’vend t’dëshrimit për sherim, kishte shkretnua krejt;ngushëlllime familjes kishte shkru!

Ia fala, se ndoshta s’e kishte me qëllim garipi e vetëm qesha me za!

Hej

Prap ma morën strishon n’hundë, mos rastësisht m’asht rikthye virusi për të tretën herë!

Veç n’qoftë indiani tash, se ky anglezi iku para nji mueji, e kinezi n’shkurt, kur fitoi Kopilani!

Pulmologji, 02.05.2021

Top Channel