Përfshihet nga flakët banesa 2 katëshe në Gjirokastër, shkëndija në tavan shkrumbon të gjithë katin e dytë (Pamjet)

02/05/2021 15:12

Një shtëpi dy katëshe në lagjen Pllakë në Gjirokastër është përfshirë nga flakët rreth orës 14 të ditës së sotme.

Dyshohet se zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë në tavan. Fatmirësisht, asjnë banor nuk ishte brenda kur shtëpia u përfshi nga flakët ndërsa i gjithë kati i dytë i banesës u shkrumbua tërësisht.

Zjarri u bë i rrezikshëm edhe për zonën përreth, por tani situata është nën kontroll dhe po hetohet për rrethanat e rënies së zjarrit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel