Njohës të politikave të Ballkanit dhe euro-deputetë, komentojnë ‘non-paper-in’, që lidhet me marrëveshjen finale me Serbinë

02/05/2021 21:19

Njohës të politikave të Ballkanit dhe euro-deputetë, kanë komentuar non-paper, ku flitet për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tyre ky dokument është pjesë e një loje të rrezikshme në Ballkan.

Dokumenti i publikuar ditë më parë, ku flet për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdon të nxisë reagime në opinionin publik.

Eksperti Amerikan i Ballkanit, David Phillips, vëren se në këtë dokument nuk përmendet roli i SHBA-së, në procesin e dialogut.

“Non-paper nuk adreson rolin SHBA-së gjatë procesit të ndërmjetësimit. Ndërmjetësimi i BE-së më vete nuk ka rezultuar efektiv në të kaluarën. Pa angazhim më të fuqishëm të SHBA-të, palët nuk kanë gjasa të arrijnë një marrëveshje dhe, nëse e arrijnë, nuk ka gjasa të kenë vullnetin politik për të ndërmarrë hapa për të zbatuar një marrëveshje”, tha ai.

Ndërsa, deputeti në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl, thotë se publikimi i këtyre letrave nuk ka qëllime të mira.

“Unë nuk do të marr pjesë në këtë strategji të re, për të ndikuar situatën në Ballkanin Perëndimor në një mënyrë të keqe përmes letrave të çfarëdo burimi, të cilat kanë për qëllim të shkaktojnë një lojë faji. Unë e kuptoj Gjermaninë dhe Franca që e mohojnë të jenë autor të këtij punimi. Rëndësishme për punën time parlamentare të përditshme janë pozicionet reale të këtyre dy vendeve, dhe të gjitha 25 vendeve të tjera anëtare të BE-së dhe të kolegëve të mi në Parlamentin Evropian”, u shpreh ai.

Ndërkaq në një përgjigje për RTV Dukagjinin edhe Profesori nga Universiteti i Oxfordit, Richard Caplan, vazhdon të jetë skeptik për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij është e rëndësishmë që ky proces vazhdon mbetet ne agjendën e BE-së dhe SHBA-së./Telegrafi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA