Dy pronarë mbyllin klienten në dyqan dhe e dhunojnë fizikisht, kundërshtojnë me dhunë edhe policinë, arrestohen pas ngjarjes Ceremonia tradicionale e pashkëve e mbajtur në katedralen e re në Gjirokastër mbodhi disa dhjetëra besimtarë ortodoksë në orët e mëngjesit ndërsa frekuentimi i kishës për lutjet e rastit zgjati deri afër mesditës.
Këtë vit pandemia përjashtoi ceremoninë e mbrëmjes ndërsa edhe pjesëmarrja e emigrantëve ishte pothuajse minimale. Mesazhet që ceremonia përcolli shkonin për më shumë paqe, mirëqenie dhe harmoni mes njerëzve.
Qytetarët që mbërrijnë prej pikëkalimit të Kakavijës vijojnë të detyrohen për karantinim ndërsa atmosferën e pashkëve këtë vit e plotësuan vizitorët nga e gjithë Shqipëria që shpenzuan fundjavën në qytet dhe rrethina. Për herë të parë pas më shumë se një viti e gjysmë të gjitha njësitë e akomodimit përdorën kapacitetet e plota.
Top Channel