Besimtarët festojnë/ Meshat u mbajtën gjatë mëngjesit në kishat ortodokse në mbarë vendin

02/05/2021 12:06

Pandemia zhvendos meshën e Pashkës, po jo gëzimin në zemrat e besimtarëve dhe mesazhin e përcjellë në kohë të vështira. 

Në Korçë besimtarët janë mbledhur mëngjesin e së dielës në sheshin para katedrales për të pritur ngjalljen e Krishtit, diçka e pazakontë për qytetin e mësuar ta kryejë ritualin në mesnatë.  Ashtu si çdo vit nga mitropoliti i Korcës, imzot Johani është mbajtur mesha ndërsa ai ka uruar për të gjithë më tepër mbarësi dhe lumturi.

Edhe në Durrës e Berat  besimtarët ortodoksë  kremtuan Pashkët duke uruar njëri-tjetrin për shëndet e mbarësi. Besimtarët ndoqën shërbesën e Ngjalljes dhe Liturgjinë Hyjnore.

Shërbesa e Ngjalljes pasohet nga rituali i marrjes së flakës së ngjalljes dhe ndarja e fjalës së mirë. Përveç flakës, edhe vezët e kuqe dhe buka e ëmbël e Pashkës janë simbole të kësaj dite festive që për të dytin vit radhazi zhvillohet në kushtet e pandemisë. Edhe në Vlorë, në kishën “Shën Theodhori” At Spiro Kostuli uroi besimtarët për ditën e shenjtë:

Edhe në Lushnjë, besimtarët festuan Pashkët në kishën e Shën Gjergjit. Pashka simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit. Ajo është dita më e rëndësishme në kalendarin fetar ortodoks dhe mesazhi i kësaj dite të madhe tregon fitoren e jetës mbi vdekjen e dritës mbi errësirën, e dashurisë mbi urrejtjen.

Top Channel