“29 ditë para afatit”/ Rama: Realizuam 500 mijë vaksinime. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milionë tani

02/05/2021 20:46

Kryeministri Edi Rama njofton se vendi ka arritur në 500 mijë vaksinime ndaj COVID-19 deri më tani.

Ai thotë se objektivi është realizuar 29 ditë para afatit që ai kishte premtuar javë më parë, ndërsa vendos një tjetër qëllim, atë të 1 milion vaksinimeve, por për këtë të fundit nuk jep afat.

Kryeministri Rama në facebook:

U kry😍

*29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve💪 Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milionë tani🏃🏻‍♂️

Top Channel