Von der Leyen: Italia dorëzon planin kombëtar të rimëkëmbjes

01/05/2021 22:43

“Ne kemi marrë planin kombëtar të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë së Italisë. Ai përfshin reforma dhe investime për tranzicionin digjital dhe të gjelbër, inovacionin, konkurueshmërinë, kulturën, arsimin, kohezionin dhe shëndetin”, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen në një mesazh në Twitter.

Italia ka kërkuar një ndihmë totale prej 191,5 miliardë euro, prej të cilave 68,9 miliardë euro subvencione dhe 122,6 miliardë euro kredi.

Brukseli njoftoi se plani italian është i strukturuar në rreth gjashtë fusha, digjitalizimi, i novacioni, konkurueshmëria dhe kultura, revolucioni dhe tranzicioni ekologjik, infrastrukturat për një lëvizshmëri të qëndrueshme, arsimi dhe kërkimi, kohezioni dhe përfshirja, shëndeti.

Projektet e përfshira në PNR përfshijnë shtatë fushat prioritare të BE-së dhe mbulojnë të gjithë kohëzgjatjen e lehtësimit të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë, deri në 2026.

Komisioni Evropian njofton se ka marrë së bashku me atë të Italisë, planet e Austrisë, Belgjikës dhe Sllovenisë.

Kështu, vendet që kanë dorëzuar planet e tyre në Bruksel me reforma dhe projekte investimesh publike për të hyrë në burimet e fondit të Rimëkëmbjes arrijnë në 13.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA