S’ka meshë në mesnatë/ Pashka Ortodokse do të mbahet të dielën në mëngjes, për shkak të masave anti Covid

01/05/2021 15:08

Covid 19 dhe ora policore, besimtarët ortodoksë do t’i mbajë larg kishës.

Mesha e shenjtë e Pashkës Ortodokse, që zhvillohet në mesnatë, kësaj here nuk do të kremtohet në kishën Ringjalljen e Krishtit. Besimtarët do ta presin në shtëpitë e tyre.

At Grigor Pelushi thotë se Kisha ortodokse e ka zhvendosur meshën e shenjtë dhe ajo do të zhvillohet të dielën, në orën 7 të mëngjesit.

Besimtarët ortodoksë sot në Kishë, kishin vetëm një lutje: Largimin e koronavirusit.

Top Channel