Godinat e braktisura që gjenden në zonën e ish-uzinës së Sodës kaustike të Vlorës kanë marrë jetë këto ditë falë bashkëpunimit mes artistëve dhe ambientalistëve nga Shqipëria dhe Italia.
Grafitet në këto godina përcjellin mesazhin “të ruajmë ekosistemin dhe mjedisin që na rrethon”.
“Kemi punuar tashmë në 4 bunkerë dhe po bëjmë edhe këtë murale në këtë zonë ku ka disa fabrika dhe është një vend i lënë pas dore, duke dashur të japim një mesazh për të ruajtur natyrën dhe për t’ju dhënë këtyre vendeve një mundësi që t’ju kthehet vëmendja e t’i ruajmë sepse janë të lëna në harresë”, tha Ceko Sarto.
“Sigurisht që edhe për turistët do të jetë diçka e bukur sepse do të kërkojnë t’i vizitojnë dhe t’i shohin këto grafite”, tha Davide Dpa.
Top Channel