Me klarinetë dhe dajre! Muzikantët përshëndesin Kryeministrin me performancë muzikore: Mbarësi Edi Rama!

01/05/2021 13:58

Me klarinetë e dajre në duar, disa muzikantë kanë përshëndetur Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama nuk ka ngurruar të shpërndajë këtë video në rrjetin social “Instagram”, ku shihen muzikantët që e përshëndesin me një muzikë të krijuar nga vetë ata, teksa i urojë mbarësi.

“Edi Ramës i uroj fitore dhe mbarësi. Mbarësi Edi Rama! Edhe shteti e gjithë Shqipëria të ketë mbarësi. O zot i madh na e bëftë zoti mbarë e mirë, të shtohen të gjitha gjonat”, shprehet njëri prej tyre.

“Të bëhen pallate sa më shpejt”, thotë një tjetër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

FOTO GALERI
1/8

Top Channel