Procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta në vendin tonë, teksa deri më tani numërohen mbi 476.903 të vaksinuar, që prej fillimit të fushatës së vaksinimit masiv.

Kryeministri Rama ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku shfaqen disa prej të moshuarve, të cilët kanë marrë dozën e parë dhe prej disa ditësh tashmë kanë filluar të marrin edhe dozën e dytë të vaksinës antiCovid.

“Nderi është i gjithi i yni, Rrofshi sa malet!”, shkruan Rama bashkangjitur videos.

Ata shprehen shumë të kënaqur dhe tashmë ndihen të mbrojtur dhe të sigurt për të qenë pranë të afërmve të tyre.

“Do e bëjmë vaksinën e dytë, të parën e mbaruam dolëm mirë.

Rrofshin që po na bëjnë këto vaksina që të mbrohemi nga vaksinat.

Jemi shumë krenar, jemi shumë të kënaqur.

E falënderojmë shumë qeverinë që po interesohet për ne.

Sot e bëra vaksinën e dytë, faleminderit që na dhanë këtë mundësi.

Jam e kënaqur sepse e bëra dhe këtë dozë dhe do jem e mbrojtur dhe do takohem më shpesh me të afërmit dhe të gjithë njerëzit e mi”, shprehen ata.

Top Channel