Ekskluzive/ I ekstraduar pas 30 vitesh, Top Channel zbardh dosjen e Sokol Hoxhës: Si sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos Në Përmet banorët kanë filluar protestat që synojnë të kundërshtojnë projektin e kompanisë ndërkombëtare të hidrokarbureve Shell për kërkim nafte dhe gazi në të ashtuquajturin Blloku 4.
Përmes nënkontraktorit ‘GEOTEC’ kompania SHELL ka filluar tashmë fazën e studimit gjeofizik të zonës. Komuniteti në këtë zonë, bizneset e turizmit si dhe organizatat mjedisore janë duke kërkuar shpalljen e luginës së Vjosës park kombëtar për të rritur nivelin e mbrojtjes prej të gjitha ndërhyrjeve.
Edhe faqja ndërkombëtare e transferimit “WeTransfer” publikoi së fundi një imazh të Vjosës me hashtagun #VjosaNationalParkNow.
Në të gjithë bllokun 4 parashikohen ndërhyrje studimore për të vlerësuar potencialin e nëntokës, ndërhyrje që do të kryhen përmes shpimit të rreth 3000 puseve.
Leja e miratuar prej Ministrisë së Energjetikës ka autorizuar SHELL- in të kryejë studimin duke përdorur eksploziv edhe në territorin e parkut natyror të Zagorisë ku 18 monumente kulture të kategorisë së parë janë në gjendje mjaft të brishtë konservimi.
Top Channel