Fotot/ Ambasadorja Kim përshëndet nga Kruja përmes vargjeve të poetit të njohur amerikan kushtuar Skënderbeut

01/05/2021 16:50
Ambasadorja Yuri Kim në Krujë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar qytetin e Krujës dhe i ka bërë homazh këtij qyteti dhe Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ajo ka publikuar foto duke i bashkangjitur edhe një poezi të botuar në vitin 1873 nga poeti i shquar amerikan, Henry Wadsworth Longfellow.

“Kthimi i Skënderbeut në Krujë” është poezia e poetit Longfellow nga e cila Kim ka marrë disa vargje.

“Dhe me zemrën plot gëzim

Kapërceu lumin Drin

Dhe u-gdhi e n’agullim

Pa kështjellën Ak-Hissar*

Krujën, ah atë qytet

Rreth me mur e me hendek, tek u-lint e tek u-rrit

Yll mëngjezi mi të ndrit.”

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA