Trupa në tokë, njerëz që shkelin njëri-tjetrin, publikohen pamjet e festës fetare që u kthye në tragjedi (Foto+Video)

30/04/2021 11:17
Pamje nga tragjedia në Izrael

 Një festival fetar hebre është kthyer në tragjedi në në veri të Izraelit.

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi  se të paktën 44 njerëz kanë mbetur të vdekur e dhejtëra janë plagosur.

Pamje të rënda janë publikuar, të personave që lëvizin në një hapësirë shumë të vogël, duke u shtypur e shkelur me njëri-tjetrin.

 “MDA po lufton për jetën e dhjetëra të plagosurve dhe nuk do të dorëzohet derisa viktima e fundit të evakuohet“, u tha në një postim në Twitter.

Ka pasur raporte kontradiktore për atë që shkaktoi tragjedinë. Duke cituar policinë, gazeta Haaretz raportoi se incidenti ndodhi nga një panik i shkaktuar kur njerëzit rrëshqitën në shkallë.

Raportet tjerë thonë se gjatë tubimit është shembur një strukturë ku qëndronin personat që po merrnin pjesë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi atë si një “katastrofë të rëndë” dhe tha se po lutej për viktimat.

Incidenti ndodhi natën vonë ndërsa mijëra ultra-ortodoksë u mblodhën në malin Meron për të festuar Lag BaOmer, një festë hebreje që nderon Rabbin Shimon Bar Yochai, një mistik i shekullit të 2-të i cili është varrosur atje.

Pamjet e postuara në internet shfaqin mijëra njerëz që përpiqen të largohen nga kaosi përmes një rruge të ngushtë.

Një pelegrin tha se ai mendoi se kishte një alarm bombë kur dëgjoi mesazhet me zë të lartë që u bënin thirrje turmave të shpërndaheshin.

Ky ishte tubimi i parë i madh fetar i mbajtur legalisht që kur Izraeli hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e pandemisë së koronavirusit për shkak të një fushate të shpejtë vaksinimi.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore kishin paralajmëruar mos mbajtjen e një tubimi kaq të madh. Qyteti konsiderohet të jetë një nga vendet më të shenjta në botën hebreje.

FOTO GALERI
10/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA