Sondazhi i Top Channel dhe Ipsos

Zgjedhjet përfunduan dhe rezultati final është pothuajse njësoj me atë që lajmëroi sondazhi i realizuar nga Top Channel dhe Ipsos.

Top Channel dhe Ipsos parashikoi se Partia Socialiste do të merrte 48.4 përqind, dhe rezultati final doli 48,68 përqind, PD forcë e dytë me 39, 3 përqind dhe doli 39,43 përqind. Një saktësi kaq e madhe në gjetjen e rezultatit e bën sondazhin e Top Channel dhe Ipsos pothuajse preciz.

Gjatë kohës së fushatës, mediat transmetuan sondazhe të ndryshme, disa komplet të pasaktë edhe përtej çdo marzhi gabimi që parashikojnë sondazhet.

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, të dhënat zyrtare nga KQZ

Aq i saktë ishte sondazhi i organizuar nga Top Channel, sa nxori edhe rritjen e konsiderueshme të PSD në Shkodër. Dhe kjo nuk është as hera e parë dhe as hera e fundit. Po ju kujtojmë një tjetër sondazh të Top Channel në vitin 2009, kur rezultati ishte preciz dhe tregonte epërsinë e PD.

Nuk do jetë i fundit për nga saktësia, sepse, kur gazetaria bazohet te profesionalizmi, rezultatet në fund të ditës janë ato të pritshme.

Kujtojmë se prej besueshmërisë, saktësisë dhe profesionalizimit të gjitha matjet e audiencës treguan se Top Channel është media me e ndjekur nga shqiptarët.

Top Channel