Shkatërrohet banda e trafikut të kokainës në Britani, kush janë 3 shqiptarët dhe roli që kishin (EMRAT+FOTOT)

30/04/2021 21:44

Gjashtë shpërndarës droge janë dënuar me burg pasi shisnin kokainë në të gjithë jug-perëndimin e Britanisë.

Tre prej tyre, me origjinë nga Gloucester, morën dënime në total më shumë se 45 vjet. Hetimi që u përqendrua në Gloucester, Londër, Hampshire, Devon dhe West Midlands, çoi në sekuestrimin e 3 kilogramëve kokainë dhe 150 mijë paundëve cash.

Dy vëllezër, Luciano Giaquinto, 53 vjeç, nga Barton Street, Gloucester dhe Andrew Giaquinto, 58 vjeç, nga Overbury Road, Gloucester, po përdornin një rrjet kriminal shqiptar me qendër të Londrës për të blerë drogën.

Më 22 Prill 2020, oficerët e mbikëqyrjes vëzhguan se Luciano la adresën e tij në zonën Barton Street të Gloucester dhe u takua me një automjet që kishte udhëtuar nga Londra atë mëngjes. Drejtuesi i automjetit ishte Anesti Koreta, një ndërlidhës që punonte me rrjetin kriminal.

Detektivët më vonë zbuluan se Luciano kishte organizuar takimin përmes anëtarëve të tjerë të grupit shqiptar të krimit. Gjatë këtij takimi, Luciano mblodhi 1 kg kokainë, të cilën më vonë e hodhi në shtëpinë e vëllait të tij para se të shihej duke u larguar me një qese plastike që mbante 38,000 paund.

Kontrolli në shtëpinë e Andrew Giaquinto bëri që të arrestoheshin të dy vëllezërit. Pjesa më e madhe e kokainës ishte shpërndarë përreth shtëpisë ndërsa vëllezërit ishin përpjekur të hidhnin drogën në tualet.

Anesti Koreta, i moshës 42 vjeç, dhe nga Upton Road, Edmonton, u ndalua teksa udhëtonte përsëri drejt Londrës me mbi 38,000 paund në makinë. Të tre u akuzuan për komplot për të shpërndarë kokainë dhe u deklaruan fajtorë.

Hetimi identifikoi se Dhimitri Gjini, vjeç 41, nga Sandringham Road, Golders Green, e kishte dërguar Anesti Koretën të takohej me Lucianon.

Më 8 maj, oficerët e mbikëqyrjes ndoqën Gjinin dhe panë se si Uzair Kadodia u takua me të. Kadodia mbante një çantë në të cilën mbante 60 mijë paund.

Kadodia qëndroi për pak kohë në automjetin e Gjinit dhe më pas u largua me një çantë tjetër. Kadodia u ndalua ndërsa ishte gati të kthehej në shtëpi dhe kishte me vete 2 kg kokainë, të cilat i kishte futur në çantë.

Gjini u ndalua ndërsa ai u përpoq të largohej nga qarku, oficerët gjetën 60,000 paund në automjetin e tij.  Detektivët identifikuan se Gjini dhe Koreta kishin punuar së bashku për disa kohë për të shpërndarë kokainë. Në total, 6 kg kokainë ishin shpërndarë gjatë pesë datave të ndryshme dhe arrinin në vlerën e 600 mijë paundëve.

Hetimet e mëtejshme identifikuan se Dashnor Pali kryente furnizimin me kokainë të vëllezërve Giaquinto si dhe të Kadodia.

Hetimet zbuluan se ai ishte deportuar pasi ishte dënuar në 2018 me pesë vjet burgim për furnizim me kokainë. Pali ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuara para skadimit të dënimit të tij dhe po përdorte një emër të rremë për të fshehur identitetin e tij.

Më 7 korrik 2020, oficerët arrestuan Palin, i cili rezultoi se kishte qenë mik me Lucianon disa muaj para se të nisnin biznesin për shpërndarjen e kokainës.

Pali, 34 vjeç dhe nga Highfield Road, Tipton, Birmingham u deklarua fajtor dhe u dënua me 7 vjet e katër muaj burg.

Gjini u dënua me 10 vjet e gjashtë muaj burg në Gjykatën e Kurorës në Bristol.

Luciano Giaquinto u burgos për shtatë vjet e shtatë muaj, ndërsa vëllait të tij Andrew iu dha shtatë vjet e gjashtë muaj.

Kadodia mori një dënim me burgim prej gjashtë vjet e 10 muaj. Koreta u dënua për pesë vjet e 11 muaj.

FOTO GALERI
5/6
Anesti Koreta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA