Lajmi se dy qentë e llojit “bulldog”, në pronësi të këngëtares Lady Gaga, bëri bujë në mediat sociale, dy muaj më parë.

Ryan Fischer u zu në një pritë pranë shtëpisë së tij në Ëest Hollyëood teksa nxirrte qentë e Gagas, Koji, Miss Asia e Gustavo. Pas të shtënave me armë ndaj tij, Koji e Gustavo u morën nga grabitësit ndërsa Ryan Fischer u dërgua në spital.

Artistja, madje ofroi $500,000 për rikthimin e qenve të saj.

Sot, policia e Los Anxhelosit njoftoi se kishte akuzuar tre të dyshuar për vetë incidentin si dhe dy të tjerë si bashkëpunëtorë.
James Jackson, Jaylin Ëhite dhe Lafayette Whaley, përkatësisht të moshave 18, 19 dhe 27 vjeç, janë akuzuar për vrasje në tentativë dhe grabitje.

Zyrtarët akuzuan gjithashtu 40-vjeçarin Harold White, babai i Jaylin White, dhe Jennifer McBride,50 vjeçe, si bashkëpunëtorë të vrasjes në tentativë. McBride i ktheu qentë në polici dy ditë pas vjedhjes, pasi Lady Gaga kishte ofruar një shpërblim prej 500,000 dollarë për kthimin e tyre.

Të katër burrat e akuzuar ishin “anëtarë të dokumentuar të bandës”, thanë zyrtarët.
Policia sqaroi se që ata nuk menduan se sulmuesit ishin të vetëdijshëm që Fischer punonte për Lady Gagan. Por, provat treguan që ata e dinin “vlerën e madhe të racës së qenve”, e cila ishte “motivi për grabitjen”.

Fischer ishte duke ecur me tre qentë në një zonë rezidenciale të Hollywood-it, gjatë natës, kur sulmuesit u larguan me makinë. Ai u qëllua në gjoks me një pistoletë gjysmë automatike dhe dy prej qenve u morën. Një tjetër prej bulldogëve të Lady Gaga, Asia, i shpëtoi grabitësve.
Fischer më vonë e përshkroi Asian si “engjëllin e tij mbrojtës” i cili i dha vendosmërinë për të mbijetuar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel