Konfirmohen kandidatët fitues për Tiranën/ Fatmir Xhafaj thyen herësin dhe ia merr vendin…  Si renditen deputetët e PD-së

30/04/2021 08:27

Numërimi i votave në qarkun e Tiranën është në mbyllje, pasi ka ngelur vetëm një qendër votimi për t’u numëruar. KQZ njofton se nga 1243 janë numëruar deri në këto momente 1242 qendra votimi.

Në faqen e KQZ tashmë deputetët që do përfaqësojnë dy partitë më të mëdha politike PS dhe PD në Parlamentin e Shqipërisë janë konfirmuar.

Duke qenë se PS mundi të fitonte në Tiranë 18 mandate, jashtë listës fituese mbeti Pandeli Majk dhe Mimi Kodheli. Ndërkohë Fatmir Xhafaj, ndonëse ndodhej i 23 në listë mundi të thyente herësin dhe t’ia merrte vendin Ervin Bushatit.

Po ashtu herësin e theu në Tiranë, për PS-në, edhe Ornaldo Rakipi, i cili ia mori vendin Fidel Yllit. Shihni më poshtë se sa vota preferenciale ka marrë secili kandidat fitues edhe për listën e PS edhe për atë të PD-së.

Lista e kandidatëve fitues të PS-së:

1.Luljeta Bozo 5435

2.Najada Çomo 1583

3.Fatmir Xhafaj 16738

4.Ogerta Manastirliu 9113

5.Arben Ahmetaj  11287

6.Ulsi Manja  6633

7.Etilda Gjonaj  7268

8.Arben Pëllumbi  3774

9.Elisa Spiropali  8062

10.Belinda Balluku  15361

11.Toni Gogu  5620

12.Etjen Xhafaj  12782

13.Ermonela Valikaj 2310

14.Xhemal Qefalia    8253

15.Ornaldo Rakipi 15697

16.Klotilda Bushka   2973

17.Alqi Bllako    8752

18.Eduard Shalsi 4601

 

Lista e kandidatëve fitues të PD-së:

1.Lulzim Basha   16186

2.Jorida Tabaku  5936

3.Alfred Rushaj  2334

4.Albana Vokshi 2928

5.Sali Berisha     6766

6.Agron Shehaj   13852

7.Fatmir Mediu   6565

8.Grida Duma     8691

9.Shpëtim Idrizi  7440

10.Belind Këlliçi       11581

11.Vangjel Dule 848

12.Mesila Doda  2357

13.Dashamir Shehi    5426

14.Flamur Noka  6875

15.Orjola Pampuri     3301

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel