Ibsen Elezi sërish në protestë: PD nuk duhet të përfundojë si LDK-ja. Basha të tërhiqet dhe të fillojnë zgjedhjet brenda partisë  

30/04/2021 11:22

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi vijon protestën në portën hyrëse të ambienteve të selisë së PD-së, ku kërkon largimin e Lulzim Bashës, nga drejtimi i partisë.

Në një prononcim për mediat, Elezi tha se Basha duhet të largohet në mënyrë që t’i hapet rrugë procesit zgjedhor brenda partisë, të fillojë gara dhe të fitojë më i miri. Po ashtu ai theksoi se nuk duhet që PD të ketë fatin e LDK-së në Kosovë dhe nga partia më e madhe opozitare të përfundojë me 10%, pasi do humbisnin demokratët dhe gjithë shqiptarët.

Ibsen Elezi: Basha e ka ditur se ai do t’i deformojnë zgjedhjet aq sa i duhet se kanë dhënë dorëheqje deputetë në Parlamentin shqiptar dhe kanë bërë 10 protesta. Nëse PD merr rrugën e LDK-së dhe përfundon 10% do jetë dëmi i demokratëve dhe gjithë shqiptarëve. Basha duhet të tërhiqet, të hapet procesi zgjedhor dhe në garë të fitojë ai që është më i zoti. 

Top Channel