Ben Andoni: LSI i përdor të rinjtë për fushatë! Nëse PD do dijë të kapë momentin do ta japë rezultatin që në zgjedhjet lokale

30/04/2021 12:37

Analisti Ben Andoni i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ka vlerësuar Partinë Demokratike se nuk i përdor të rinjtë sa për fushatë, sikurse partia e LSI-së.

Sipas Andonit nëse PD do dijë të kapë momentin, mund të dalë fituese në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vitin 2023. Po ashtu ai theksoi se ende nuk e kupton faktin se pse PD nuk ka qenë pjesë e shumë reformave, përfshirë atë territoriale, ndërsa shton se po të kishte bërë të kundërtën sot njerëzit e PD nuk do të ishin pa resurse kur të bënin zgjedhjen.

Ben Andoni: Ndryshe nga LSI që i përdor të rinjtë si fushatë, PD i përdor që të ketë karburant social. Ky karburant duke përfshirë brenda edhe pjesën e inavacionit mund t’i shërbejë shumë. Sot është turp që qytetari shqiptar të jetë në këtë realitet. Është çështje kohe. Besoj që PD po të dijë të kapë momentin do të japë rezultatin që në zgjedhje lokale. Uroj që të dinë të kontribuojnë në reforma. Sot nuk e kuptoj ende daljen e PD nga reforma e ndarjes territoriale. Nëse do të kishin kontribuuar në reforma sot njerëzit e PD pa nuk do ishin pa resurse kur të bënin zgjedhjen.

Top Channel