Foto ilustruese

Një 22-vjeçare është plagosur sot, pasi u aksidentua nga një automjet në zonën e “21 Dhjetorit”, në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:55. Mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel