Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Zharrëz të Patosit.

Një aksident me pasojë vdekjen e një 50 vjeçari ka ndodhur rreth orës 13:45, në fshatin Zharrëz të Patosit.  Shtetasi Ervin Sinanaj, 33 vjeç banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Opel” me targa AA 352 XL është përplasur me një motor me drejtues shtetasin Ardian Hoxhaj rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen ndërkohë qe policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fier, Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:45, në fshatin Zharrëz, Patos, shtetasi E. S., 33 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel