26-vjeçari me probleme të shëndetit mendor vrau vëllanë me thikë/ Apeli tronditës i babit: Dorëzohu bir, të paktën të kem ty…

30/04/2021 13:29
Dy vëllezërit

Krimet e kryera nga persona që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor janë raportime të përsëritura në median shqiptare.

Janë të shumta raste të tilla tronditëse, ku madje krimi ndodh brenda familjes.

Një 26-vjeçar nga Maqellara, i cili vuan nga depresioni dyshohet se goditi për vdekje të vëllanë një ditë më parë.

Babai i dy djemve rrëfen për “Shqipëria live”, momentin kur pa djalin e vogël të plagosur. “Ishte i vetëdijshëm, por kishte shumë gjakderdhje. Bernardin e çova vetë në spital, rrugës më tha “Ma bëj hallall”.

Ai ka një apel për djalin, në arrati. “I them djalit tjetër, dorëzohu, do të lehtësohen gjërat. Të lutem babi dorëzohu, të paktën të jesh ti në shtëpi”.

Ai konfirmon se 26-vjeçari vuan nga depresioni. “Ishin shumë mirë. Ai i madhi ishte pak me depresion. Depresioni e mori në qafë. Djali i vogël punonte me delet, i madhi në lokal”.

Gazetari i zonës raporton në “Shqipëria live” se i riu, kishte vajtur dënimin për dhunë në familje, konkretisht ndaj të atit dhe pasi ka dalë është bërë përdorues i lëndëve narkotike. “Ishte përdorues i lëndëve narkotike, përveç problemeve të shëndetin mendor. Kishte 3-4 muaj që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për dhunë në familje, ndaj të atit. Është e çuditshme si ka dhunuar babin, është dënuar dhe është kthyer sërish te familja.
Për të, nuk ka një kartelë mjekësore, pasi nuk e kanë dërguar për kurim”.

Pak më parë, policia njoftoi se 26-vjeçari u arrestua teksa qëndronte i fshehur, në një shtëpi të braktisur në fshat.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA