Tragjedi në Itali/ Shembet godina e Amazon në ndërtim e sipër, vdes shqiptari (Emri)

29/04/2021 17:18

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Itali, ku ka humbur jetën një emigrant shqiptar.

Ai është identifikuar si Flamur Alsela, 50 vjeç, i cili punonte në një kantierin e ndërtimit të qendrës së re të shpërndarjes së kompanisë Amazon në Provincën e Alesandrisë.

50 vjeçari shqiptar Flamur Alsela humbi jetën pas shkëputjes së një pllake të pavendosur mirë, e cila shkaktoi prishjen e të gjithë strukturës. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe pesë punëtorë të tjerë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.  50-vjeçari shqiptar jetonte në Chiari dhe ishte përgjegjës në kompaninë e ndërtimit për të cilën punonte, raportojnë mediat italiane.

Hetimet fillestare tregojnë se vdekja e shqiptarit erdhi si pasojë e shkëputjes së një pllakë të pavendosur mirë dhe prishja e strukturës shkaktoi tronditje të madhe. Për pasojë, personat që punonin në atë zonë kanë rënë deri në 6 metra nga tronditja e madhe.

“Mendimet tona dhe ngushëllimet e përzemërta për familjet e punëtorëve të përfshirë”, ishte ngushëllimi i Amazon vetëm disa orë pas tragjedisë.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA