Festë në familjen Meta, Presidenti publikon fotografinë me të birin: Besa-Besë me Besarin sot

29/04/2021 17:31

Në familjen Meta ka festë ditën e sotme pasi djali i Presidentit, Besar Meta ka ditëlindjen.

Presidenti e ka uruar me një foto në rrjetet sociale ka shfaqen të dy të buzëqeshur duke shtrënguar duart.

“Besa-Besë me Besarin sot për ditëlindjen e tij!”, shkroi Meta.

Ky është reagimi i parë i Presidentit pas zgjedhjeve të 25 prillit ndërsa thirrjet për shkarkimin e tij nuk kanë munguar.

Socialistët janë të vendosur për të iniciuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se të hënën pikërisht për hapat që do të ndërmerren pritet të mblidhet grupi aktual parlamentar socialist nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama.

Në këtë mbledhjen pritet të diskutohen mundësitë reale për shkarkimin e presidentit.

Top Channel