Foto ilustruese

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamzë, ku është aksidentuar për vdekje një 60-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Berisha”, ku një shofer 22-vjeçar duket se nuk e ka kontrolluar mjetin dhe ka përplasur këmbësorin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

I riu është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 21:10, në rrugën “Berisha” në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar  këmbësorin shtetasin H. A.,t reth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Top Channel