Sulmi i 11 shtatorit në Kullat Binjake/ Zbulohen fotografitë e rralla nga një album familjar, tregojnë aktin terrorist nga një kënd i ri

28/04/2021 17:58

Fotografi të reja nga sulmi terrorist i 11 shtatorit janë zbuluar në një album familjar, që tregojnë momentin kur Kullat Binjake u sulmuan.

Liam Enea, 19 vjeç, gjeti fotot e tezes së tij, Maryann në një album që iu dha katër vjet më parë dhe i publikoi ato në “The Sun”.

Fotografitë janë bërë në një aparat fotografik të kohës dhe tregojnë shkatërrimin menjëherë pas goditjes. Njëra nga kullat shihet duke u djegur në mënyrë të pakontrollueshme.

Gruaja, e quajtur Maryann, kapi momentin tragjik. “Fotot nuk janë digjitalizuar dhe nuk janë parë nga askush tjetër përveç saj“, tha 19-vjeçari.

Përmes fotove, unë kuptova se tezja jetonte në një apartament në 310 Greenwich Street në New York City, tarraca e së cilës shikonte në jug drejt Qendrës Botërore të Tregtisë” thotë ai.”Kur i tregova nënës time ndërtesën, ajo menjëherë e njohu, pasi e kishte vizituar në vitet 1990 dhe konfirmoi që Maryann jetonte atje“.

Në mëngjesin e së martës, 11 shtator 2001, terroristët nga grupi militant Al-Kaeda rrëmbyen katër aeroplanë në një sulm të koordinuar në tokën e SHBA.

FOTO GALERI
2/11
Tezja e tij, përfundimisht ia dha fotot motrës së saj, gjyshes së ndjerë të Eneas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA