Peleshi kërkon miratim nga Venecia për ligjin e financimit të partive, Komisioni: E shqyrtojmë në 12 qershor 13/05 18:17
Mesazhe të shumta urimi për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit drejtuar Kryeministrit Rama.
Së fundmi, një mesazh urimi vjen edhe nga Presidenti francez Emmanuel Macron i cili e uron për fitoren. Gjithashtu Kryeministri Rama ka marrë edhe një tjetër mesazhi urimi nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.
Kujtojmë se liderë të tjerë botërorë kanë uruar kryeministrin Rama për fitoren e tij.
Kështu, Presidenti Turk Erdogan dhe Kryeministri Grek Mitsotakis kanë uruar kryeministrin për këtë rezultat të arritur, që i siguron deri më tani mandatin e 3 qeverisës.
Urime për rezultatin ka marrë edhe nga Ministri i Jashtëm Italian Di Maio dhe lideri i opozitës italiane Salvini.
Top Channel