Sytë nga Tirana dhe Durrësi/ Të vetmet qarqe ku numërimi vazhdon. Si ndahen mandatet mes PS, PD dhe LSI

27/04/2021 11:24

Procesi i numërimit është mbyllur në 10 qarqe të vendit, duke ia lënë vendin Tiranës dhe Durrësit, të cilat të marra të dyja sëbashku bëjnë rreth 396 kuti ende të paprekura.

Numërimi është mbyllur në Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Fier, Berat dhe Elbasan, që janë marrë nga PD. Kurse Shkodra, Lezha, Kukësi dhe Dibra ia kanë dhënë kryesimet e qarqeve Partisë Demokratike.

PS deri tani ka siguruar 73 mandate, PD 59 mandate dhe LSI, 5 mandate dhe PSD 3 mandate.

Por duke qenë se procesi i numërimit në Durrës dhe Tiranë vijon në këto dy qarqe projeksionet më të fundit tregojnë se:

Në Tiranë PS arrin të sigurojë 18 mandate, PD 15 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Në Durrës PS arrin të marrë 6 mandate, PD 5 mandate dhe LSI 1 mandat.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA