Mimi Kodheli nga KZAZ 30 në Tiranë , ku dje ndodhi dhe konflikti i dhunshëm mes një grupi personash, dhe sot policia procedoi penalisht 3 prej tyre, tha për Top Channel se kjo ishte një ngjarje e turpshme.
Kodheli i tha gazetares Rudina Muçaj se: Nuk e di kush ishin nuk njoh askënd, ngjarje e turpshme që në fakt procesi duhet te jetë transparent dhe i qetë.
Ne ishim në periudhë pushimi dhe nuk erdhi për ndonjë koment të tepruar gjatë numërimit . Unë besoj që kishte njerëz të pa autorizuar ose fallso, prandaj komunikova me Celibashin që erdhi personalisht këtu dhe ramë dakord që të kishim vetëm nga një vëzhgues.
Në dijeni time s’janë përfshirë vëzhgues të PS, por mendoj që është përtej kësaj, por me njerëz që s’duhet të ishin aty.
KZAZ 30, fakti që ndodhëm këtu është se për pak fillon numërimi i votave të Farkës se jam përgjegjëse aty, dhe ne 2017 ka pasur 5000 e ca vota në total më tepër, tani diçka të 6000 më shumë , ne fund besoj do jemi 10 mijë.
Po mos të kemi sherre do ja arrijmë ta mbyllim.
Top Channel