Biznesmeni pajtoi shokun për të vrarë të dashurën e fshehtë, e të digjte trupin e saj në furrë (fotot)

27/04/2021 23:03

Një biznesmen i martuar raportohet se ka pajtuar një shokun e tij për të vrarë të dashurën e fshehtë dhe të shkatërronte trupin e saj në furrën e një bolieri me avull.

Jucelino Pinto da Fonseca akuzohet se ka porositur Ronaldo Rodrigues Ferreira të shkatërronte trupin e Lilian de Oliveira në bolierin e avullit, për të shmangur pagesat per fëmijën e tyre të fshehte, si dhe që çështja të mos zbulohej nga bashkëshortja e tij.

Dadoja e fëmijës gjithashtu është arrestuar, e akuzuar se ka dhënë informacionet për lëvizjet e Lilian, në mënyrë që dyshja të organizonte sa më mirë vrasjen e saj pa u pikasur nga të tjerë.

Në këmbim të shërbimeve të saj, dados Cleonice de Fatima Ferreira iu premtuar rikthimi i kujdestarisë së të bijës.

Prokurorët publikë në Brazil kanë ngritur formalisht akuzat për tre të akuzuarit e krimit makabër. Lilian ishte zhdukur që kur u kthye në qytetin Goiania nga një udhëtim në Kolumbi.

Dy burrat u akuzuan për pengmarrje dhe ‘concurso de pessoas’ – siç quhet në vend bashkëpunimi i dy ose më shumë njerëzve në kryerjen e një krimi.

Hetuesit besojnë se krimi u krye sepse biznesmeni kishte një marrëdhënie intime me viktimën dhe kishin debatuar shpesh për kostot e vajzës që kishin së bashku.

40 vjeçarja Lilian u vra kur shkoi të takonte të dashurin e saj, pak pasi ishte ulur në Brazil pas një udhëtimi në Kolumbi, më 13 shkurt.

Ajo kishte pasur një marrëdhenie të gjatë, të fshehtë, dhe një vajzë me Pinto da Fonseca, i cili nga ana tjetër ishte i martuar dhe nuk donte që familja e tij të mësonte për tradhtinë.

Prokurori tha: “prej mosmarrëveshjeve të çiftit mbi shpenzimet e fëmijës së tyre jashtë martesor, Jucelino nisi të planifikonte vdekjen e Lilian, duke i treguar për këtë Cleonice, që ishte si një dado për fëmijën. Dadoja informonte Jucelino për detajet e jetës personale të Lilian.”

Hetuesit besojnë se Fatima Ferreira donte ta mbante fëmijën si të vetën, prandaj nisi të ndihmojnë Pinto da Fonseca në planifikimin e vrasjes.

Ky i fundit pajtoi Ferreira, i cili i kishte borxh disa para, për të kryer vrasjen në këmbim të çlirimit nga borxhi prej 20,000 real brazilianë($3000).

Hetuesit besojnë se Ferreira kishte udhëtuar drejt Kolumbisë për të vrarë Lilian, por nuk kishte pasur sukses, prandaj ishte kthyer në Brazil.

Me pas ai e kishte rrahur atë për vdekje dhe kishte djegur trupin e saj në bolierin me avull të Pinto da Fonseca.

FOTO GALERI
6/7
Momenti kur Lilian kthehet nga Kolumbia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA