Në pritje të Oskarëve 2021/ Aktorët paraqiten personalisht në disa vendndodhje (fotot)

26/04/2021 01:06
Aktoret Carey Mulligan, Daniel Kaluuya e Frances McDormand jane mes te nominuarve

Ceremonia e sotme e çmimeve Oskar për kinematografinë në SHBA, sivjet do të zhvillohet në disa vendndodhje në të gjithë botën, por eventi kryesor do të jetë ceremonia në Los Angeles.

Por ndryshe nga ceremoni të tjera si Globi i Artë, Bafta apo çmimet Emmys, Oskarët i kanë kërkuar të nominuarve të paraqiten personalisht në një prej vendndodhjeve të caktuara.

Ceremonia nis në ora 17:00 me orën amerikane, ose ora 02.00 e mëngjesit në Shqipëri, dhe po zhvillohet me dy muaj vonesë pas shtyrjes prej pandemisë së koronavirusit.

Filmi ‘Mank’ udhëheq me 10 nominime, por nuk pritet të fitojë një nga çmimet e mëdha.

Konkurrentët e kategorive kryesore janë në fakt ‘Nomadland’, ‘Minari’, e ‘Black Bottom’.

Ceremonia do të zhvillohet gjithashtu në Londër për të nominuarit britanikë, dhe një tjetër studio është krijuar në Paris për të nominuarit francezë.

Ceremonia e shkurtit për çmimet Globi i Artë u transmetua me sukses nga dy vendndodhje, New York e Los Angeles – por në studio ishin vetëm prezantuesit kurse të nominuarit kontaktonin në mënyrë virtuale.

Nominimet kryesore janë:

  • 10 nominime – Mank
  • 6 – The Father (Babai)
  • 6 – Judas and the Black Messiah (Juda e Mesia i Zi)
  • 6 – Minari
  • 6 – Nomadland (Toka e nomadëve)
  • 6 – Sound of Metal (Tingulli i Metalit)
  • 6 – The Trial of the Chicago 7 (Gjyqi i Chicago 7)

Nomadland pritet të fitojë dy kategoritë kryesore, si filmi më i mirë dhe regjizori më i mirë për Chloé Zhao.

Filmi tregon historinë e një gruaje të quajtur Fern, e quajtur nga Frances McDormand, që udhëton në perëndimin e shkretë të Amerikës, duke bërë punë të përkohshme e duke njohur nomadë të tjera gjatë rrugës. Shumica e aktorëve janë nomadë të vërtetë dhe jo aktorë profesionistë.

Ndërsa Chadwick Boseman, i cili vdiq kësaj vere, pritet të fitojë çmimin për aktorin më të mirë në filmit ‘Black Bottom’ të regjizorit Ma Rainey.

Daniel Kaluuya i filmit ‘Juda e Mesia i Zi’, si dhe Yuh-Jung Youn (Minari) pritet të fitojnë për aktorët më të mirë jo-protagonistë.

Mank, drama në bardhë e zi me Gary Oldman në rolin e shkrimtarit Herman J Mankiewicz, ka marrë numrin më të madh të nominimeve por pritet të fitojë vetëm për kategori dytësore si anën teknike apo dizajni i produksionit.

FOTO GALERI
1/5
Ceremonia kryesore do te zhvillohet ne Los Angeles

Top Channel