Gjendet nëndetësja e zhdukur në Indonezi, të gjithë anëtarët e ekuipazhit konfirmohen të vdekur

26/04/2021 01:59

Ushtria e Indonezisë konfirmoi se nëndetësja e zhdukur është gjetur dhe se të gjithë 53 pjesëtarët e ekuipazhit brenda kanë vdekur.

Duke folur në një konference shtypi në Bali, shefi ushtarak indonezian Hadi Tjahjanto tha se një imazh që është konfirmuar të jetë pjesë e anijes së mbytur përmban spiranca dhe pjesë të tjera të anijes, duke përfshirë rrobat e sigurisë së ekuipazhit.

Bazuar në prova autentike, ai tha, “mund të thuhet se KRI Nanggala-402 është mbytur dhe i gjithë ekuipazhi i saj ka vdekur”.

Nëndetësja indoneziane u zhduk me ekuipazhin e saj gjatë një stërvitjeje të mërkurën.

KRI Nanggala-402 u ndërtua në Gjermani në vitin 1977 dhe hyri në shërbim në Marinën Indoneziane në vitin 1981.

Top Channel