25/11 23:02
Kryeministri Edi Rama ka bërë një mesazh me nisjen e hapjes së procesit të votimit.
Kryeministri bën thirrje për një proces të qetë, nga ku siç thotë ai “Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”.
Reagimi
le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë
Top Channel