Kur mbetet dhe një orë kohë për të votuar, kryedemokrati Basha, nëpërmjet një deklarate për mediat bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Nëse nuk keni votuar akoma, merreni këtë mundësi, dilni nga shtëpia dhe merreni fatin tuaj në dorë. Kjo është një ditë e mrekullueshme e shpresës së madhe”, shprehet Lulzim Basha.

Madje, thotë se nëse keni votuar, trokisni në një derë që nuk ka votuar dhe bëni që të votojnë.
Vetëm një orë për të vendosur se si do të jenë 4 vitet e ardhshme në Shqipëri.
Mos e humb këtë mundësi.
Kjo është ora e fundit për të votuar dhe vendosur.
Bëjeni për fëmijët tuaj. Bëjeni për vendin tonë. Bëje për veten tënde.
Nëse nuk keni votuar, shkoni të votoni tani“.

Sipas tij, askush nuk duhet ta humbasë të drejtët për të votuar. “Ne nuk duhet ta humbasim momentin.
Ne nuk duhet ta humbasim mundësinë që kemi.
Kjo është koha juaj.
Është koha e Shqipërisë.
Kjo është koha ynë. Dilni dhe votoni!”, përfundon Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA