Ashtu siç e kishte lajmëruar një ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, votoi ditën e sotme në orën 07:00, orar ky që përkon dhe me hapjen e procesit të votimit.
“Për Kushtetutën, për Republikën”, tha Meta menjëherë pasi hodhi votën në kuti.
Ndërsa Top Channel po transmeton drejtpërdrejt gjithë procesin.
Menjëherë pas votimit , presidenti bëri thirrje që qytetarët të dalin të votojnë: Erdhi kjo ditë e bekuar, zoti na ka ndihmuar sot që sovrani t’i ketë kushte sa më të mira që sovrani të shprehë vullnetin përmes votës së lirë. Barazi para ligjit na i garanton vetëm barazia e votës. Çdo qytetar të votojë i lirë për atë që beson, po ashtu dhe për kandidatin.
Të zgjedhin kandidatët më mirë dhe më të ndershëm. Presidenti ka një agjendë e cila mbivendoset çdo sekondë, po punën më të rëndësishme sapo e kryeva. E sotmja është një akt patriotik, çdo gjë mbrohet me votë. Do e bindim Evropën se jemi në një popull që e meriton integrimin, Mbrojtja e Atdheut detyrë mbi detyrat. Përpara drejt kutive, votoni të ndershmit jo atyre që do iu binden si kukulla
Top Channel