Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka zbritur në terren për të parë nga afër procesin e votimit elektronik në shkollën “Dora D’istria”, ditën e sotme.
Nga ku, në një prononcim për mediet, Soreca ka deklaruar se BE do të vëzhgojë procesin e votimit në të gjithë vendin, ndërsa theksoi se ka shumë njerëz që po po na monitorojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke shtuar se nuk dëshiron që t’ju bëjë presion, por pak duhet në mënyrë që të kuptohet rëndësia e këtij procesi.
Së fundmi, me anë të një postimi në rrjete sociale, Soreca ka postuar foto nga qendra e votimit, ku bashkëngjitur shkruan se vëzhgimi do të vijojë në këto qendra deri në mbyllje të procesit të votimit, që është ora 19:00.
Postimi i plotë:
“Dita e Zgjedhjeve në #Shqipëri
Vëzhgimi në qendrat e votimit vazhdon deri në mbyllje në orën 19:00.
VOTO”.
Top Channel