Kur na ndajnë vetëm pak minuta nga mbyllja e kutive të votimit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndryshojnë për ndryshimin e Shqipërisë.
Me anë të një konference për media, Kryemadhi ka bërë thirrje për të gjithë, të rinj të reja, të moshuar, burra e gra, që të shkojnë të votojnë, pasi pjesëmarrja në këto votime është e jashtëzakonshme dhe një votë është e domosdoshme për të çuar Shqipërinë drejt Europës.
“Edhe 43 minuta nda ndajnë nga mbyllja e kutive të votimit. Për të gjithë ju gra dhe vajza që jeni lodhur duke bërë punët e shtëpisë lërini për 5 minuta dhe drejtojuni QV. Për të gjithë ju burrat që keni luftuar për të mbajtur familjet tuaja drejtohuni QV dhe bëhuni pjesë e ndryshimit. Për të gjithë ju gjyshër që nuk keni pasur mundësi për të lëvizur, merrni në tel nipërit tuaj që t’ju marrin dhe t’ju çojnë në QV. Ndryshimi ka ardhur, bëhuni edhe ju pjesë e ndryshimit, është e jashtëzakonshme pjesëmarrja por edhe një votë është e domosdoshme për ta çuar më shpejt Shqipërinë në Europë. Jam optimiste, projeksionet janë të jashtëzakonshme, fitorja e opozitës është e jashtëzakonshme. Ftoj të gjithë ata që janë skeptikë të cilët nuk besojnë te institucioni i votës, në këto 43 min që ju kanë mbetur të drejtohen me vrap në QV. Falënderoj të gjithë ata që kanë votuar, të gjithë ata që duan të ndryshojnë Shqipërinë. Ndryshimi është aty, bëhuni pjesë e ndryshimit. Sot vota juaj ka vlerë, sot vota juaj ndan përfundimisht tranzicionit. Urime, fitore të gjithëve”, është shprehur kryetarja e LSI.
Top Channel