Kryeministri kanadez merr vaksinën, por gjithë vëmendja shkon te tatuazhi në krah (Foto)

24/04/2021 18:56

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau mori dje dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca, duke thënë para gazetarëve se ndihej shumë i lumtur.

“Është një lehtësim të dish se ky gjest i thjeshtë na ndihmon të mbrojmë veten, por, veçanërisht, të mbrojmë ata që duam”, tha Trudeau për mediat.

Por, gjatë vaksinimit, vëmendja shkoi te tatuazhi i veçantë i kryeministrit. Tatuazhi i një korbi në shpatullën e majtë, është një simbol nga njerëzit indigjenë Haida të Paqësorit veriperëndimor në Kanada.

“Tatuazhi im është planeti Tokë brenda një korbi Haida. Globin e bëra kur isha 23 vjeç, korbin nga Robert Davidson (njëri ndër artistët më të shquar bashkëkohorë kanadezë), e bëra për ditëlindjen e 40”, ka shpjeguar me herët Trudeau në lidhje me tatuazhin.

Kanadaja deri më tani ka regjistruar mbi 1.1 milion persona të infektuar me koronavirus dhe afro 24 mijë viktima.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel