Zëvendës kryeministri njëkohësisht edhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në Fier, Erion Braçe ka akuzuar për pjesëmarrje personash me të kaluar kriminale në strukturën e PD në Divjakë.
Braçe thekson se dy shtetas me rekorde të rënda kriminale si armëmbajtje pa leje, kultivim e trafikim droge, shkatërrim prone me djegie e grabitje PD-ja i ka ngarkuar me detyrën për të mbikëqyrur territorin
Kryesuesi i listës së Fierit gjithashtu shtori se njëri prej tyre ka identitet të rremë, ka kryer martesë fiktive në Tiranë për të marrë identitet tjetër, ndërkohë, rezulton që jeton pikërisht me shtetasen qe sulmoi sot për të prishur një aktivitet trajnimi të komisionerëve të PS-së.
Përmes një postimi ai i i kërkon publikisht prokurorit të Lushnjes të hetojë strukturën kriminale operative në Divjakë.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
TJETER PROVE KRIMI!
KRIMINELE NE STRUKTUREN E PD DIVJAKE PER “MBIKQYRJE”!
Shiheni kete leter te vulosur me VULEN E PD,
nga PARTIA DEMOKRATIKE;
Konfirmon ngritjen e struktures se MBIKQYRJES SE TERRITORIT per nevoja te zgjedhjeve!
Shihini emrat;
MES TYRE, jane dy shtetas me REKORDE TE RENDA KRIMINALE:
ARMEMBAJTJE PA LEJE, KULTIVIM E TRAFIKIM DROGE, SHKATERRIM PRONE ME DJEGIE E GRABITJE!
Shiheni perseri letren;
PD I AUTORIZON KETA KRIMINELE PER QARKULLIM JASHTE ORARIT TE NDALIM QARKULLIMIT PER CDO SHTETAS!
Qellimi;
MBIQYRJA E TERRITORIT!
Kuptoni apo jo?
Keta funderrina qe folen per patronazhiste duke deformuar plotesisht rolin dhe te verteten,
KANE ORGANIZUAR E AUTORIZUAR ME DOKUMENTA KRIMINELE TE DHUNSHEM PER MBIKQYRJE TE TERRITORIT!
Doni me per kete organizate kriminale?
Pritni dhe pak;
Njeri prej tyre ka identitet te rreme, ka kryer nje martese fiktive ne Tirane per te marre identitet tjeter, nderkohe, rezulton qe jeton pikerisht me shtetasen qe sulmoi sot per te prishur nje aktivitet trajnimi te komisionereve te PARTISE SOCIALISTE!
Eshte egzakt shtetesja qe eshte bere hit ne mediat e SALI BERISHES E LYLEZIM BASHES PER LOKSACION-TERHEJE KYCI!
Ky takem krimi eshte!
I KERKOJ PUBLIKISHT PROKURORIT TE LUSHNJES TE HETOJ MENJEHERE KETE STRUKTURE KRIMINALE OPERATIVE NE DIVJAKE!
Ja ku i ka provat!
Dosjet kriminale gjenden lehtesisht per keta horra!
Top Channel